Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 1+1 në shitje, Lion Park 2
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
“Lion Park” 2 është një nga projektet më të reja elitare me vendodhje strategjike në një nga akset kryesore të hyrjes në Tiranë, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendrën e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicionimi i kompleksit pranë rruges kryesore e bën lehtësisht të aksesueshme dhe të përshtatshme si për investim ashtu edhe për banim. Ndodhet fare pranë Zogu të zi, përballë pallatit te sportit “Asllan Rusi, afër unazës së vogel dhe vetëm 1 km larg qendres.
“Lion Park” 2 do t’ju ofrojë gjithçka që ju nevojitet, cilësi elitare ndërtimi, me një arkitekture inovative luksoze në zemër të metropolit plot gjallëri të kryeqytetit. Duke qenë e vendosur strategjikisht në aksin kryesor, volumi i ndërtesës është përshkallezuar në tarraca të gjelbërta duke krijuar kështu një oaz relaksues të vogël gjelbërues privat në një zonë shumë të populluar të qytetit. Rezidenca ka 5 ashensorë, fasada të termoizoluara me 20 cm kapot, veshjet e mureve dhe ndarës janë me gips, lartësi kati 3.5 për apartamentet e banimit dhe 5.95 m për ambientet e shërbimit, xhama termoizolues triplex, siguri 24 orë, mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta, etj. “Lion Park 2” është një godinë banimi dhe shërbimi 2-34 kate me 3 kate parkim nëntokë.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 61.61 m2 (73.93 m2 bruto) kati i 4-të, me orientimin lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni.
Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2029.
=
725.30
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee