Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament i ri në shitje në një nga projektet më të reja, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, në Rrugën “Qemal Stafa” në një zonë mjaft të qetë. Me akses shumë të lehtë për në qendër dhe në Unazën e Vogël të Tiranës. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shtetërore, shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim. Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është një godinë moderne, 10 kate mbi tokë, ku kati i parë do të jenë ambiente shërbimi dhe 3 kate parkim nëntokë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, xhama termike, fasadë të ventiluar, shkallë të gjera, dy ashensorë, siguri 24 orë, etj. Ana arkitektonike e godinës dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 67.2 m2 (79.1 m2 bruto), kati i 7-të me orientimin perëndim-jug. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe 2 ballkone të vogla.
Shitet dhe nje parking me cmimin 20,000 Euro
Parashikohet të perfundoje deri ne fund te vitit 2024.
=
705.70
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee