Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Park Avenue, një nga projektet më të reja moderne të kryeqytetit, e cila pozicionohet strategjikisht në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke bërë të mundur kështu lidhjen me akset kryesore të unazave të Tiranes. Ka akses të menjëhershëm në boulevard, unazen e vogël e të madhe të qytetit dhe fare pranë Sheshit “Skënderbej”. Afërsia me disa nga institucionet kryesore shtetërore, mjekësore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, e bën një nga zonat më të preferuara.
Objekti do të ofrojë standart të lartë ndërtimi, cilësi në konstruksion e rifiniturë duke sjellë kështu konceptimin e të jetuarit në mënyrë cilësore dhe të bërit biznes në një zonë elitare. Kulla e biznesit do të ketë holl të dedikuar, 4 ashensor me shpejtësi të lartë dhe shkallë anti-zjarr, sipërfaqe kati fleksibel dhe lartësi kati gjer 3.40 metra, zgjidhje teknike për cdo kat, përfshirë dhe ato IT dhe elektrike. Njesit e biznesit të projektuara me vetratë të vazhduar dhe lartësi kati dhe me pamje nga parku, ambiente me akses nga të pakten dy anët dhe mundësi parkimi në 3 kate nëntoke. Apartamentet e banimit do të kenë 2 dhe 3 orientime gjë e cila do t’ju mundësojë të kenë dritë natyrale gjithë kohën.
Park Avenue është një rezidencë multifunksionale e cila do të ofrojë një harmoni mes godinës së dedikuar të zyrave të biznesit, njësive tregtare dhe godinës rezidenciale të banimit dhe me përqëndrim të vecantë në sheshet rekreative dhe zonat publike. Apartamente të pozicionuara në 9 kate, ku 2 kate janë njësi tregtare dhe 3 kate nëntokë për parkime.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 76.4 m2 (89.4 m2 bruto) në katin e 9-të banim me orientimin perëndim. Do të ofrojë dhomë ndenje të bollshme + kuzhina + ngrënie, dhomë gjumi, 2 tualete (njeri me dritare) dhe veranda.
Rezidenca e banimit parashikohet të mbarojë deri në fund të 2024
Mundësi financimi të Pronës deri 75 % të vlerës.
=
965.44
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee