Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
San Nicolas Residences janë një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë një stil jetese luksoze dhe të qetë në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë. Ky projekt ofron një kombim të shkëlqyer të natyrës, privatësisë dhe infrastrukturës moderne, duke garantuar kushte ideale për jetesë dhe investim. San Nicolas Residences është një simbol i arkitekturës moderne dhe ka një ndërtim me cilësi të lartë dhe standarde evropiane, duke siguruar kushte të shkëlqyera jetese dhe një ambient komod dhe të sigurt
Karakteristikat e projektit:
Apartamentet janë pjesë e godinave tre-katëshe të vendosura në perëndim dhe veri të resortit. Çdo pallat ka 9 apartamente, ndërsa ato në katin 0 kanë gjithashtu oborr përpara me sipërfaqe që shkon nga 50-250 m², duke ofruar hapësirë të bollshme për relaksim dhe aktivitete jashtë.
Lokacioni dhe mjedisi:
Residenca ndodhet në Palasë, një nga zonat më unike dhe elitare të bregdetit, vetëm 150 metra larg nga plazhi.Ky vend është ideal për ata që kërkojnë të jetojnë në një mjedis të shëndetshëm, në privatësi, me ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit. Zonat e gjelbra dhe natyra e paprekur ofrojnë një eksperiencë të pazëvendësueshme jetese.
Shërbimet dhe mundësitë:
San Nicolas Residences do të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh për të kënaqur nevojat e banorëve dhe vizitorëve, përfshirë dyqane për shopping, një hotel me sipërfaqe rreth 15,000 m², bare, kafe, restorante, vende për fëmijët, kënde sportive dhe pishina. Ky është një projekt me infrastrukturë moderne, që ofron administrim dhe siguri 24 orë, si dhe një mirembajtje elitare të përditshme.
Investimi dhe mundësitë financiare:
Ky projekt ofron mundësi të shkëlqyera për investitorët dhe ata që duan të bëjnë një investim të sigurt në pronë. Në bashkëpunim me disa banka të Shqipërisë, San Nicolas ofron mundësinë e financimit me kredi deri në 70% të vlerës së pronës.
Projekti pritet të mbarojë në dhjetor 2025, duke i ofruar mundësi investitorëve dhe blerësve të planifikojnë të ardhmen e tyre në këtë destinacion ekskluziv.
=
1,202.56
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee