Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 1+1 në shitje, Akses Tirana
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
“Akses Tirana”, një nga projektet e reja me hapësirë multifunksionale në hyrje të Tiranës. Pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesore të lëvizjes Tiranë-Durrës, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendrën e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në të gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 3 km nga qendra, 2 km nga Zogu i zi, 500 m larg nënkalimit të Laprakës, 500 m larg mbikalimit të Casa Italia dhe vetëm 14 km nga Aeroporti “Nene Tereza”.
Pozicioni i “Akses” Tirana favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj shërbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9 vjecare, të mesme, kolegje dhe universitete si dhe objekte ndër më të njohura të shërbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumës) dhe qendra te tjera shëndetësore.
“Akses Tirana” ofron akses të drejtëpërdrejtë dhe vizibilitet maksimal në rrugë kryesore, 15 minuta nga qendra e kryeqytetit, punime shumë cilësore, fasade e ventiluar nga teknologjia më e fundit, zona rekreative, hapësira të gjelberta, facilitete dhe shërbime të garantuara brenda kompleksit, siguri e lartë dhe komoditet, administrim dhe mirëmbajtje, parkim të garantuar.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 56.93 m2 (65 m2 bruto) kati 5-të. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni.
Shitet dhe një parking me cmimin 17,000 Euro
Parashikohet të mbarojë brenda 2024
=
461.89
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee