Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 1+1 në shitje në "San Pietro" Hotel & Residences
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Destinacioni më i ri turistik dhe rezidencial ndodhet në një zonë unike vetëm 250 m larg detit, në plazhin e mrekullueshëm të Detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv, e rrethuar nga kodrat e larta dhe me një klimë që ofron 300 ditë me diell.
Vendndodhja e kompleksit është ideale për të jetuar në mënyrë të shëndetshme, në privatësi, mes gjelbërimit dhe pishinave, në ajër të pastër, pranë freskisë së detit, vetëm 40 km larg nga Tirana, 35 km nga Aeroporti Nënë Tereza dhe 260 km nga Prishtina.
Rezidenca turistike ofron shërbime, ambiente rekreative, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standardeve evropiane, cilësi të lartë të ndërtimit, sisteme për izolim dhe hidroizolim, ventilim të natyrshëm të godinës, fasada të ventiluara të veshura me pllaka guri, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërimit, mirembajtje elitare dhe jetesë në komunitet.
Melia Hotel International, tashmë pjesë e resortit, ka transformuar San Pietro Resort në një destinacion ndërkombëtar.
Apartamenti në shitje 1+1 ka një sipërfaqe ndërtimi neto prej 76.4 m2 (83.1 m2 brutto), ndodhet në katin e dytë nga toka, me orientim lindje-perëndim, në brezin e dytë të godinës, shumë afër detit. Përfshin një zonë të ndenjës + kuzhinë + zonë për të ngrënë, një dhomë gjumi, një tualet me dritare dhe një ballkon. Apartamenti është i pajisur me punime shumë cilësore, përfshirë ngrohje nga dyshemeja.
Ka edhe një vend parkimi në përdorim.
=
891.93
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee