Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 1+1 në shitje në Vlora Marina
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta në Shqipëri, e cila ofron pamje mahnitëse të Detit Jon dhe Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili përshkon dy dete, pozicioni ideal për një jetesë komode duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim të këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme të zonës. Ka një pozicion strategjik me akses të shumtë të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afërsi, siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Tuneli i Llogarasë, Bypass-i i Vlorës, boshti Sarandë-Himarë, bypass-i i Fierit dhe vetëm 102 km larg nga Tirana.
Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, hotele me 5 yje, njësi tregtare dhe shërbimes, marinën (Yacht club, shërbime të marinës dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, plazhe private dhe publike, njësi tregtare dhe shërbime, vende parkimi, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 13 kate + 1 kat parkim nëntokë, me ashensor.
Apartamenti në shitje 1+1 ka një sipërfaqe neto prej 98.68 m2 (112.92 m2 bruto) në katin e 6-të, me orientim lindje-veri dhe pamje nga qyteti. Organizohet me një ambient të ndenjës + kuzhinë + zonë ngrënie, një dhomë gjumi, një ambient për garderobë ose depo, një tualet me dritare dhe një ballkon.
Çmimi i apartamentit është 298,786 euro + 24,000 euro për parkim të mbyllur në katin -1 + 4,977 euro për depo (7.11 m2) = Çmimi total 327,763 Euro.
Faza e parë e projektit është parashikuar të përfundojë në 2026.
=
1,464.26
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee