Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament i ri 1+1 në shitje në një nga zonat më të preferuara dhe me të njohura turistike, vetëm 100 metra larg nga plazhi i detit Jon, në zonën midis Radhimës dhe Orikumit, 15 Km nga Vlora dhe vetëm 30 minuta nga aeroporti i cili pritet të përfundoje së shpejti, 20 minura nga Plazhi i Palasës dhe gjithë Rivierës Shqiptare dhe vetem 500 metra nga Orikum Marina. Zona ka infrastrukturë shumë të rregullt dhe do të marri një zhvillim të madh në të ardhmen e afërt. Ofron shërbime të ndryshme, lulishte e sheshe pushimi afër, bare/restorante, markete, shërbime të ndryshme tregtare dhe zona të dedikuara për këmbësorë dhe kënde lojrash për fëmijë.
Godina ku ndodhet apartamenti është 5 kate me 1 kat nëntoke parkim. Projekti është realizuar nga një nga studiot më të njohura në vend dhe do të ndërtohet nga një kompani shumë serioze dhe më të suksesshëm në zonen e Radhimes. Resorti përbehet nga 4 ndërtesa qe do të shërbejnë si për hotele ashtu dhe për apartamente, dhe do jetë i gjithi i rrethuar me mur. Ndërtesa ofron punime, instalime hidraulike dhe elektrike shumë cilësore, dritare me xham termik, fasadë e ventiluar termike etj. Kati përdhe do të shërbejë si zonë shërbimi për bare dhe restorante dhe dyqane të tjera. Kompleksi do të ketë pishinë verore të ndarë në dy zona, për fëmijë dhe të rritur, fusha sportive, si dhe ambiente të gjelbra si dhe ambjente argëtimi për fëmijët. Për shkak se një pjesë do të shërbeje dhe si hotel resorti do të ofrojë siguri dhe administrim 24 orë gjatë gjithë vitit, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, ambiente rekreative, etj.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 54 m2 (61 m2 bruto) kati 2 me orientimin jug-lindje dhe me pamje të bukur. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhoma gjumit, tualeti me dritare dhe ballkon i aksesueshëm si nga dhoma e ndenjes ashtu dhe nga dhoma e gjumit.
Parashikuar të përfundojë në Prill 2025
=
702.52
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee