Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament 1+1 në shitje , Vlorë

€ 150,600
Rruga Reshat Osmani, Vlorë, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 1 Dhoma gjumi
  • 2 Dhoma
  • 1 Banjo
  • 81.4 m2

Përshkrimi i pronës

Apartament i ri në ndërtim 1+1 në shitje në një nga zonat më të preferuara dhe me pamje shumë të mirë të zonës, vetëm 3 minuta nga plazhi i detit Jon, në zonën e Lungomares, afër qendrës së qytetit, portit të Vlorës, 15 minuta nga Radhima dhe vetëm 20 minuta nga aeroporti i qytetit i cili pritet të përfundojë së shpejti.

Zona ka infrastrukturë shumë të rregullt dhe do të marri një zhvillim të madh në të ardhmen e afert. Ofron shërbime të ndryshme, institucione arsimore-shoqërore, lulishte e sheshe pushimi afër, bare/restorante, markete, shërbime të ndryshme tregtare dhe zona të dedikuara për këmbësorë dhe kënde lojrash për fëmijë.

Godina ku ndodhet apartamenti është 12-13 kate me 1 kat nëntoke parkim. Ofron punime cilësore, me fasade grafiato, dopio mur perimetral me shtrese ferizoli 5 cm dhe me termoizolim. Dritaret do jenë dopio xham termik PVC ose alumin me ngjyrë antracit nga jashtë dhe të bardhe nga brenda. Lartësia e katit është 2.94 metra dysheme-tavan, janë shtruar tubat për sistemin e kondiciomit të brendshem multispliter, ambientet do të jenë të shtruara me parket, shkarkimet Valsier një nga markat më të mira etj. Është me 1 ashensor dhe shkallët janë me dritë natyrale. Planimetritë e apartamenteve janë shumë funksionale dhe pa humbje në sipërfaqen e tyre. Ka mbaruar suvatimi i brendshëm dhe po finalizohet faza e finos.

Apartament në shitje 1+1 me siperfaqe neto 74 m2 (81.4 m2 bruto) kati 9 me orientimin lindje-jug. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni qe lidhet me sallonin dhe dhomën e gjumit.

Shitet dhe një parking me cmimin 30,000 Euro. Parashikuar të përfundojë në Shtator 2025.

Detajet e jashtme
Ashensor
Ballkon

= 738.05
/ në muaj

738.05
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate