Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament 2+1 në shitje

Tirana, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 2 Dhoma gjumi
  • 3 Dhoma
  • 1 Banjo
  • 135.0 m2

Përshkrimi i pronës

Apartament 2+1 në shitje të një nga projektet më të reja moderne unike, e cila ndodhet në zemër të Tiranes, me një arkitekturë të veçantë dhe me standarte bashkëkohore. Vendodhja buzë Sheshit Skënderbej, afër Tirana International Hotel, Xhamisë e kullës së sahatit, i jep projektit një vlerë të lartë strategjike në zhvillimin e qendrës së kryeqytetit. Me akses të pakrahasueshëm me të gjitha institucionet kryesore shtetërore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, në një nga zonat më të preferuara.

Godina është një ndërtesë multifunksionale e cila ofron apartamente elegante, zyra dhe ambiente komerciale moderne. Në objekt po aplikohen standartet më të larta të ndërtimit, duke ofruar cilësi shumë të lartë në konstruksion në rifiniturë dhe arkitekturë super moderne. Projekti modern dhe shërbimet e ndryshme që do të ofrohen në këto ambiente do ti japin një vlerë unike dhe kthim të sigurtë të investimit tuaj si tek ambientet e banimit dhe ato të biznesit. Projekti do të jetë me strukturë 25 kate ku do të përfshihen qendër biznesi, apartamente si dhe 5 kate parkim nëntokë. Në katet e para do të zënë vend zyra, biznese të ndryshme që do të kenë mundësin të zhvillojnë aktivitetin e tyre tregtar në dyqanet luksoze. Në katet e sipërme do të jenë apartamentet e banimit të cilat kanë orientim shumë të mirë ku mbizotëron drita dhe pamja e bukur e qendrës.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 115.75 m2 (135.39 m2 bruto) kati i 13-të, me orientimin lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, 1 tualet, 2 dhoma gjumi dhe nje ballkon i madh i cili ka akses me të gjitha dhomat.

Parashikuar të mbarojë në vitin 2025
Për më shumë informacion rreth pronës na kontaktoni: +355 682050353

Detajet e jashtme
Ashensor
Ballkon

= 0.00
/ në muaj

1.00
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate