Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament 2+1 në shitje

€ 152,000
Rruga Agim Hysenbelliu, Tirana, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 2 Dhoma gjumi
  • 3 Dhoma
  • 2 Banjo
  • 117.0 m2

Përshkrimi i pronës

“Akses Tirana”, një nga projektet e reja me hapësirë multifunksionale në hyrje të Tiranës. Pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesore të lëvizjes Tiranë-Durrës, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendrën e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 3 km nga qendra, 2 km nga Zogu i zi, 500 m larg nënkalimit të Laprakës, 500 m larg mbikalimit të Casa Italia dhe vetëm 14 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”.

Pozicioni i “Akses” Tirana favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj shërbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9 vjecare, të mesme, kolegje dhe universitete si dhe objekte ndër më të njohura të shërbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumës) dhe qendra të tjera shëndetësore. “Akses Tirana” ofron akses të drejtëpërdrejtë dhe vizibilitet maksimal në rrugën kryesore, 15 minuta nga qendra e kryeqytetit, punime shumë cilësore, fasadë e ventiluar nga teknologjia më e fundit, zona rekreative, hapësira të gjelbërta, facilitete dhe shërbime të garantuara brenda kompleksit, siguri e lartë dhe komoditet, administrim dhe mirëmbajtje, parkim të garantuar.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 104.68 m2 (117.16 m2 bruto) kati 8-të me orientimin veri-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet + ballkon, dhomë gjumi, tualet dite dhe ballkoni.

Shitet dhe një parkim në katin -2 me cmimin 17,000 Euro
Çmimi i apartamentit 152,000 Euro + parkim = 169,000 Euro
Parashikohet të mbarojë brenda 2024

Detajet e jashtme
Ashensor
Ballkon

= 744.91
/ në muaj

744.91
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate