Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament 2+1 në shitje

Lalëz, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 2 Dhoma gjumi
  • 3 Dhoma
  • 2 Banjo
  • 99.0 m2

Përshkrimi i pronës

Apartament 2+1 në shitje te rezidenca turistike e cila ndodhet në një zonë unike vetëm 150 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim dhe ajër të pastër, pranë freskisë së detit. Ndodhet vetëm 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti Nënë Tereza dhe 260 KM nga Prishtina.

Rezidenca përbëhet nga vila dhe apartamente buzë detit. Ofron 3 bar/kafe, 3 restorante të cilat janë funksionale gjatë gjithë vitit, infrastrukturë të standarteve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, akses në rezidencë me kartë rezidenti, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare të ambienteve të përbashkëta, jetesë në komunitet dhe vijë bregdetare e sistemuar me çadra dhe shezlone, etj.

Godina ku ndodhet apartamenti është cilësore 3-katëshe, me tre hyrje në kat dhe shkallët me dritë natyrale.

Apartamenti ofron punime shumë të mira dhe është mobiluar me pajisjet nga më cilësoret dhe moderne. Hidrosanitaret janë cilësi e parë dhe kuzhina me porosi nga kompania Fermat Plus, lavamanët me porosi, divani italian i markës Chateudax, shtëpia e shtruar me parket cilësor laminat, tavan i varur me Led nga më të mirat, dyert e brendshme janë të larta marrë te Bicaku, mobiljet e tjera me porosi te Kristi Leli, ngrohje-ftohja me kondicioner, panele diellore me korent dhe ujë etj. Apartamenti është shumë pak i banuar.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 87.9 m2 (99.1 m2 bruto), kati i dytë nga toka me orientimin lindje-jug-perëndim i cili ofron 1 dhomë ndenjeje+kuzhinë+ngrënie, dhomë matrimoniale + tualetin brenda, dhomë gjumi, tualet tjetër dhe ballkoni që lidhet me sallonin. Shitet tërësisht i investuar me gjithë mobilimin cilësor.

Me çertifikatë pronësie.
Çmimi përfshin dhe një parkim në përdorim.
Për më shumë kontaktoni: +355 69 605 4036

https://youtu.be/kEFVdtrrXzM

= 0.00
/ në muaj

1.00
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

Compare Listings

“INF 93” Real Estate