Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 2+1 në shitje në "Green Coast" Village, Palasë
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Green Coast Village është një projekt modern që frymëzon rrjedhën e dëshiruar natyrale të jetës së fshatit bregdetar mesdhetar, me pamje spektakolare të Detit Jon dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e parë e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare, vetëm 150 metra larg detit, në plazhin e mrekullueshëm të Detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.
Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat, një studio arkitektonike me famë ndërkombëtare, e cila i ka dhënë jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke qëndruar besnikë teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është zgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare, ndërsa fasadat e mëdha lejojnë hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një tërësi.
Rezidenca ofron vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe mali, të ndërtuara me cilësi të lartë, infrastrukturë sipas standardeve evropiane, opsione për pishina private dhe terraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, shërbime dhe lehtësira me dyqane, bar-restorante të markave ndërkombëtare, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elite, jetesë komunitare, investim të sigurt etj.
Ndërtesa ku ndodhet apartamenti në shitje ka 5 kate + 1 kat parkim nëntokë, me 2 ashensorë.
Apartamenti në shitje 2+1 ka një sipërfaqe neto prej 95 m2 + 39.84 m2 sipërfaqe të përbashkët + 15.6 m2 lozhe + 64.2 m2 parcelë (215 m2 total), ndodhet në katin e katërt nga toka dhe ofron pamje shumë të bukura nga deti. Organizohet në një ambient për ndenje + kuzhinë + zonë ngrënie, një dhomë gjumi matrimoniale + tualet + garderobë, një dhomë gjumi, tualet ditor dhe 3 lozha.
Çmimi i apartamentit është 389,000 euro + 25,000 euro për parkim të mbyllur në katin -1 + 23,364 euro depo (20 m2) = Çmimi total 437,364 euro.
Përfundimi i parashikohet të jetë në maj të 2026.
=
1,906.37
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee