Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 2+1 në shitje në Green Coast Village Palasë
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Green Coast Village është një projekt modern që frymëzon rrjedhën e dëshiruar natyrale të jetesës së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e parë e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetëm 150 metra nga deti, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.
Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat, një studio arkitektonike me famë ndërkombëtare, që i ka dhënë jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke qëndruar besnik teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një e tërë.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje nga deti dhe nga mali, me cilësi të lartë ndërtimi, infrastrukturë të standarteve evropiane, opsione për pishina private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, shërbime dhe lehtësira me dyqane, bar-restorante të markave ndërkombëtare, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurtë, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 10 kate me 2 ashensorë.
Apartamenti në shitje 2+1 ka sipërfaqe neto 112.56 m2 + 46.72 m2 sipërfaqe të përbashkët + 62.07 m2 verandë (221.35 m2 total). Ndodhet në katin e 4-të dhe ofron pamje shumë të bukura dhe të lira nga deti. Është organizuar në ambientin e ndenjës + kuzhinë + zonë ngrënie, 2 dhoma gjumi, ballkon të mbyllur, lavanderi, tualet dhe verandë.
Çmimi i apartamentit është 517,561 euro + 25,000 euro për parkim të mbyllur, për një çmim total prej 542,561 euro.
Parashikohet të përfundojë në 2026.
=
2,536.41
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee