Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 2+1 në shitje në rezidencën San Nicolas
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Rezidenca turistike dhe rezidenciale “San Nicolas” ofron një vendodhje fantastike në bregdetin e Shqipërisë, vetëm 150 metra larg nga deti Jon. Kjo e bën një nga zgjedhjet ideale për një jetë të shëndetshme dhe të rehatshme, në një mjedis privat dhe të gjelbëruar, me ajër të pastër dhe afër freskisë së detit.
Projekti përmban 2 plazhe të dedikuara, ambiente tregtare, një hotel me një sipërfaqe prej 15,000 m2, godinë shërbimi 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qendra sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekturë moderne, infrastrukturë sipas standardeve evropiane, cilesi të lartë në ndërtim, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetë në komunitet dhe një mundësi të sigurt për investim.
Apartamenti 2+1 në shitje ka një sipërfaqe neto prej 84.210 m2 (95.4 m2 bruto), ndodhet në katin e 3-të dhe ofron pamje shumë të mira nga deti. Është organizuar me një ambient për ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe një ballkon.
Çmimi i apartamentit është 334,000 Euro + 20,000 Euro për një vend parkimi, duke e bërë një çmim total prej 354,000 Euro.
Projekti është parashikuar të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2025, duke ofruar një mundësi të financimit deri në 60% të vlerës së apartamentit.
=
1,636.83
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee