Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 2+1 në shitje në “Rrugën e Barrikadave”
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 98.87 m2 dhe sipërfaqe neto 82 m2.
Ndodhet në katin e III-të të një pallati në ndërtim.
Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, dy dhoma gjumi, korridor, dy tualete dhe ballkon.
Volumi i objektit ndikohet nga distancat urbanistike, duke krijuar një volum me shkallëzime 4, 6, 8, 10, 14 kate.
Fasada përgjatë rrugës kryesore nuk pëson thyerje. Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë dritaresh, ku synimi i dizenjimit të fasadës është thyerja e monotonisë së krijuar nga përsëritja e dritareve në lartësi.
Kjo realizohet nëpërmjet paneleve GFRC, të cilat karakterizohen nga forma jo-drejtkëndore të shpërndara në mënyrë rastësore. Këto elementë shtrihen në dy kate lartësi duke fragmentizuar dhe kornizuar fasadën.
Konstruksioni i objektit do të jetë me sistem beton-armë dhe mure me tulla. Soletat e kateve mbitokë do të jenë me soletë me traveta me trashësi 30 cm dhe trarë të sheshtë me gjerësi 60 cm.
Shkalla do të jetë brenda kafazit me mure beton-armë dhe do të ketë funksion edhe si shkallë emergjence.
Zgjidhjet plotësojnë normativat e mbrojtjes ndaj zjarrit.
Rëndësi i është kushtuar dhe rrjetit të aspirimit dhe kondicionimit, duke e bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament dhe sistemi i ngrohje-ftohje është me sistem multijet.
Çmimi i shitjes 2400 euro/m2
Totali 237288 euro
=
1,162.88
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee