Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament 2+1 në shitje në "San Nicolas" Resort, Palasë

€ 380,000
Palasë, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 2 Dhoma gjumi
  • 3 Dhoma
  • 2 Banjo
  • 106.0 m2

Përshkrimi i pronës

Rezidenca turistike dhe rezidenciale ndodhet në bregdetin Shqiptar, në një zonë unike dhe elitare, vetëm 150 metra larg detit, në plazhin e mrekullueshëm të Detit Jon. Me vendndodhje fantastike dhe pamje shumë të bukura, e bën një nga vendet ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.

“San Nicolas” ofron 2 plazhe të dedikuara, shërbime të ndryshme si ambiente tregtare, një hotel me një sipërfaqe prej 15,000 m2, një godinë shërbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënd lojërash për fëmijë, kënd sportiv, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qendra sportive, vijë bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekturë moderne, infrastrukturë sipas standardeve evropiane, cilesi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elite, jetesë komunitare, investim të sigurt etj.

Rezidenca ka punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopio xham, parapetet e ballkonëve me xham, veshje të mureve me gurë të zonës, orientim lindje – perëndim që do t’i japë një ndriçim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve.

Apartamenti në shitje 2+1 ka një sipërfaqe neto prej 90 m2 (106 m2 bruto) + 18 m2 verandë, ndodhet në katin e dytë nga toka dhe ofron pamje shumë të bukura nga deti. Organizohet në një ambient për ndenje + kuzhinë + zonë ngrënie, një dhomë gjumi matrimoniale + tualet me dritare, një dhomë gjumi tjetër, tualet dhe një verandë që lidhet me dhomat e gjumit.

Çmimi i apartamentit është 360,000 Euro + 1 vend parkimi 20,000 Euro = 380,000 Euro.

Ofrohet mundësi financimi deri në 60% të vlerës.
Përfundimi i projektit është parashikuar deri në dhjetor të vitit 2025.

https://youtu.be/ec6XzarJXXw

= 1,862.27
/ në muaj

1,862.27
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

Compare Listings

“INF 93” Real Estate