Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament 2+1 në shitje në "San Pietro" Hotel & Residences

€ 320,000
Lalëz, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 2 Dhoma gjumi
  • 3 Dhoma
  • 1 Banjo
  • 103.0 m2

Përshkrimi i pronës

Destinacioni më i ri turistik dhe rezidencial ndodhet në një zonë unike, vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv, të rrethuar nga pishat e larta dhe me një klimë që ofron 300 ditë me diell.

Vendndodhja e kompleksit është ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërimin mes pishave, në ajër të pastër, pranë freskisë së detit, vetëm 40 km nga Tirana, 35 km nga aeroporti Nënë Tereza dhe 260 km nga Prishtina.

Rezidenca turistike do të ofrojë shërbime, ambiente rekreative, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standardeve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, me sistem interkarpet për izolim dhe hidroizolim, për vetë ajrosjen e godinës, me fasadë të ventiluar e veshur me pllaka guri, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetesë në komunitet. Melia Hotel International, tashmë pjesë e resortit, e ka kthyer San Pietro Resort në një destinacion ndërkombëtar.

Apartamenti ka shumë hapësirë, privatësi, gjelbërim dhe është i investuar shumë mirë. Ofron rifinitura shumë të mira, parket cilësor, sistem ngrohje-ftohje me inverter, tavan të varur me spote, kuzhinë, mobilje dhe elektroshtëpiake nga më cilësoret. Oborri gjithashtu është i investuar me gjelbërim, ndriçim, sistem vaditjeje etj.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 95.9 m2 (102.8 m2 bruto) + 260 m2 oborr të gjelbëruar, kati përdhe, me orientimin lindje-jug-perëndim dhe me pamje shumë të bukur. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni. Hapësira e madhe e baçes prej 260 m2 të jep mundësinë për të ndërtuar dhe një pishinë. Shitet siç është, i investuar dhe i mobiluar.

Në çmim është i përfshirë dhe një parking.

= 1,568.22
/ në muaj

1,568.22
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate