Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament 2+1 në shitje në Vlora Marina

€ 387,655
Vlorë, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 2 Dhoma gjumi
  • 3 Dhoma
  • 1 Banjo
  • 181.0 m2

Përshkrimi i pronës

Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta në Shqipëri, që ofron pamje mahnitëse të Detit Jon dhe Adriatikut, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili përshkohet nga dy dete, pozicioni ideal për një jetesë të rehatshme duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim të këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme të zonës. Ka një pozicion strategjik me akses të shumtë në investime infrastrukturore që po zhvillohen në afërsi, si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Tuneli i Llogarasë, Bypass-i i Vlorës, aksi Sarandë-Himarë, bypass-i i Fierit dhe vetëm 102 km larg nga Tirana.

Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, hotele me 5 yje, njësi tregtare dhe shërbime, Marinën (Yacht club, shërbime të marinës dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, plazhe private dhe publike, njësi tregtare dhe shërbime, vende parkimi etj.

Ndërtesa ku ndodhet apartamenti në shitje ka 13 kate + 1 kat parkim nëntokë, me ashensor.

Apartamenti në shitje 2+1 ka një sipërfaqe neto prej 105.05 m2 + 53.79 m2 verandë + 22.53 m2 sip. përbashkët (181.37 m2 sipërfaqe totale), ndodhet në katin e tretë me orientim veri-lindje dhe pamje nga qyteti. Organizohet në një ambient për ndenje + kuzhinë + zonë ngrënie, një dhomë gjumi matrimoniale + garderobë, një dhomë gjumi, tualet, ballkon dhe një verandë të madhe.

Çmimi i apartamentit është 387,655 euro + 24,000 euro për parkim të mbyllur në katin -1 = Çmimi total 411,655 Euro.

Faza e parë e projektit është parashikuar të përfundojë në 2026.

= 1,899.78
/ në muaj

1,899.78
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate