Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 2+1 në shitje në Vlora Marina
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Projekti Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe unike në Shqipëri, duke ofruar pamje të mahnitshme të detit Jon dhe Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Vendndodhja e tij nënkupton një jetesë të përshtatshme dhe relaksuese, duke pasur përparësi natyrore dhe një qendër ideale për eksplorimin e Mesdheut, Ballkanit dhe plazheve të mrekullueshme të zonës. Po ashtu, projekti ka një pozicion strategjik me akses në investime të mëdha infrastrukturore, si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Tuneli i Llogarasë, Bypass-i i Vlorës, boshti Sarandë-Himarë, bypass-i i Fierit dhe vetëm 102 km larg nga Tirana.
Vëmendje të veçantë i kushtohet ofrimit të rezidencave multifunksionale, apartamenteve premium me pamje nga deti, një shetitorje buzë detit, hoteleve me 5 yje, njesive tregtare dhe shërbimeve, marinës (Yacht club, shërbime të marinës dhe apartamente elitare), parqeve rekreative, lungomares, infrastrukturës rrugore, hapësirave të gjelbërta, plazhave private dhe publike, njesive tregtare dhe shërbimeve, vendeve të parkimit etj.
Godina ku ndodhet apartamenti për shitje është 13 kate + 1 kate parkimi nëntokë, me ashensor.
Apartamenti 2+1 për shitje ka sipërfaqe neto 109.44 m2 (122.84 m2 bruto), kati 4, me orientim perendim-veri dhe pamje nga qyteti. Organizohet në ambiente për ndenje + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon.
Çmimi i apartamentit është 325,035 euro + 24,000 euro për parkimin e mbyllur në katin -1 = Çmimi total 349,035 Euro.
Faza e parë e projektit pritet të përfundojë në 2026.
=
1,592.90
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee