Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament 2+1 në shitje "San Pietro" Hotel & Residences
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Destinacioni më i ri turistik dhe rezidencial ndodhet në një zonë unike vetëm 250 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv, e rrethuar nga pishat e larta dhe me një klimë që ofron 300 ditë me diell.
Vendndodhja e kompleksit është ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërimin mes pishave, në ajër të pastër, pranë freskisë së detit, vetëm 40 km nga Tirana, 35 km nga aeroporti Nënë Tereza dhe 260 km nga Prishtina.
Rezidenca turistike do të ofrojë shërbime, ambiente rekreative, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standardeve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, me sistem interkarpet për izolim dhe hidroizolim, për vetë ajrosjen e godinës, me fasadë të ventiluar e veshur me pllakë guri, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare dhe jetë në komunitet. Melia Hotel International tashmë pjesë e Resortit, e ka kthyer San Pietro Resort në një destinacion ndërkombëtar.
Apartamenti ka pamje të lirë nga deti dhe gjelbërimi i rezidencës dhe është i investuar totalisht. Ofron rifinitura shumë të mira, është i shtruar me pllaka cilësore, sistem ngrohje-ftohje me inverter, kuzhinë, mobilje dhe elektroshtëpiake shumë cilësore, me barbeque në ballkon etj.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 91.3 m2 (100.7 m2 bruto), kati i 3-të nga toka me orientimin lindje-jug-perëndim dhe me pamje shumë të bukur. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, tualeti me dritare dhe ballkoni i cili ka akses me sallonin. Shitet siç është, i investuar dhe i mobiluar.
Në çmim është i përfshirë dhe një parkim.
=
1,445.71
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee