Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Shitet apartament 2+1, i cili ndodhet në një ndër zonat më të bukura të kryeqytetit, fare pranë gjelberimit dhe ajrit të pastër që ofron vendodhja. Afër Kopështit Zoologjik dhe Botanik dhe me akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, Unaza e Madhe, Liqeni i thatë dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të Tiranës. Zona ofron qetësin, infrastrukturë të rregullt dhe pamje shumë të mirë. Ka pranë një rrjet të rregullt shoqëror, tregtar, një nga zonat më të terheqëse dhe të kërkuara për banim. Zona ofron të gjitha shërbimet e nevojshme si shkolla, kopshte, cerdhe, supermarkete, bar/kafe, restorante si dhe gjitha linjat urbanistike që të nxjerrin shumë lehtë në të gjitha zonat e kryeqytetit dhe jashtë saj.
Prona ndodhet në një godine banimi dhe shërbimi me 1, 4, 6 kate mbi tokë dhe 5 kate parkim. Pallati ofron punime tepër cilësore, me fasadë të ventiluar, teper modern, shkallet me ndricim etj. Apartamenti është i investuar me punime dhe rifinitura shumë cilësore. Eshtë i shtruar me parket nga më i miri, ndricimi i kombinuar me spote dhe shina magnetike dhe me ambazhure, perdet nga më të mirat, pajisjet e banjove dhe pllakat me cilesi teper të lartë etj.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 96.08 m2 (112.6 m2 bruto) kati i 3-të me orientimin jug-perëndim gjë të cilin e bën të ndricuar mjaftueshëm me dritë natyrale. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrenie, dhomë matrimoniale + tualetin brenda, dhomë gjumi tjeter, tualet dite dhe ballkoni.
Mundësi blerje parkimi në katin -1 me cmimin 30,000 Euro
Për më shumë kontaktoni +355 67 30 44 004
=
0.00
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee