Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartamenti ndodhet në një prej komplekseve më të kërkuara në zonën e Xhamllikut, te Kompleksi ASL pranë Venuse. Zona është shumë e preferuar për shkak të faciliteteve që ofron dhe aksesueshmërisë me zonat e tjera të kryeqytetit. Prona disponon të gjithë dokumentacionin e pronësisë dhe shitet me kredi. Apartamenti është i pozicionuar në katin e 4 të banimit, në një ndërtesë me ashensor dhe të mirëadministruar. Organizimi përfshin korridor shpërndarës, ambient ndenjie dhe gatimi, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. Planimetria është e rregullt dhe e shfrytëzueshme në maksimum. Administrimi kushton 25 mijë lekë. Orientimi është Veri-Lindje dhe sipërfaqja bruto është 115.18 m², ndërsa sipërfaqja neto 96.8 m². Kompleksi ASL ofron izolim akustik që ju mbron nga zhurmat e jashtme dhe siguron një jetesë me standarde të larta, termoizolim që mundëson një ambient banimi të freskët në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke kursyer energji elektrike. Po ashtu, ka mundësi parkimi në dy kate nëntokë dhe hapësira të gjelbëruara dhe çlodhëse. Për informacion më të detajuar dhe vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni!
=
845.37
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee