Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355692095950
Telefono agjentin 355692095950
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament 3+1 në shitje në “Rrugën e Barrikadave”

Rruga e Barrikadave, Tirana, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 4 Dhoma
  • 2 Banjo
  • 134.3 m2

Përshkrimi i pronës

Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 134.28 m² dhe sipërfaqe neto 112.3 m².
Ndodhet në katin e XII-të, të një pallati në ndërtim.
Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, tre dhoma gjumi, korridor, dy tualete dhe dy ballkone.
Volumi i objektit ndikohet nga distancat urbane, duke krijuar një volum me shkallëzime 4, 6, 8, 10, 14 kate.
Fasada përgjatë rrugës kryesore nuk pëson thyerje. Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, ku synimi i dizajnit të fasadës është thyerja e monotonisë së krijuar nga përsëritja e dritareve në lartësi.
Kjo realizohet nëpërmjet paneleve GFRC, të cilat karakterizohen nga forma jo-drejtkëndore të shpërndara në mënyrë rastësore. Këto elementë shtrihen në dy kate lartësi duke fragmentizuar dhe kornizuar fasadën.
Konstruksioni i objektit do të jetë me sistem beton-armë dhe mure me tulla. Soletat e kateve mbi tokë do të jenë me soletë me traveta me trashësi 30cm, dhe trarë të sheshtë me gjerësi 60 cm.
Shkallët do të jenë brenda kafazit me mure beton-armë dhe do të kenë funksion si shkallë emergjence.
Zgjidhjet plotësojnë normativat e mbrojtjes ndaj zjarrit.
Rëndësi i është kushtuar edhe rrjetit të aspirimit dhe kondicionimit duke e bërë aspirimin e kuzhinave me linjë të veçantë për çdo apartament dhe sistemi i ngrohjes dhe ftohjes është me sistem multijet.
Kontaktoni për cmimin

= 0.00
/ në muaj

1.00
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

Compare Listings

Elite Properties