Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament dubleks luksoz në shitje te rezidenca “Kodra e Diellit 2”
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartamenti gjendet afër me Kopshtin Botanik të Tiranës dhe ngjitur me Shkollën “British School of Tirana”, që ofron edukim dhe arsimim ndërkombëtar nga mosha 1-18 vjeç. “Kodra e Diellit 2” ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër, qetësisë që ofron zona, si dhe pranë Unazës së Madhe të Tiranës që bën të mundur daljen nga Tirana shumë lehtë.
Rezidenca ofron siguri 24 orë, mirëmbajtje dhe administrim 24 orë, pishinë të përbashkët, jetesë në komunitet, bar, restorant, infrastrukturë moderne, spa & beauty center, palestër, supermarket, ambiente të gjelbëruara, dhe shumë shërbime të tjera që mund t’i gjeni duke jetuar tek ky kompleks.
Dubleksi është organizuar dhe projektuar në mënyrë funksionale. Ai ofron punime shumë cilësore siç mund të përmendim termoizolim me sistem kapot, dritaret dhe grilat të investuara nga pronari dhe jo firma e ndërtimit, sistem ngrohje-ftohje me Chiller Multi-Split Daikin me ujë, oxhak druri, pllakat dhe hidrosanitaret të përdorura në tualete të një cilësie të lartë, ndriçim tavanor dhe dritat full LED, vaskë me hidromasazh, elektroshtepiake të markave më cilësore, mobilim me pajisje nga më të mirat etj. Dupleksi është shtruar me parket druri.
Apartament dubleks në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 133.8 m² + 19 m² verandë + 28.77 m² të përbashkëta, me orientim perëndim-veri. Kati përdhe organizohet nga veranda, ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie dhe tualeti. Nëpërmjet shkallëve të brendshme ngjitemi në katin e parë ku ndodhet dhoma matrimoniale + garderobë + tualet, 2 dhoma gjumi të tjera dhe tualet dite. Shitet i investuar me gjithë mobilimin cilësor. Ofrohet mundësi parkimi me qira.
Me çertifikatë pronësie.
=
1,955.38
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee