Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament me qira 3+1 Bulevardi Zogu i Parë
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Fare pranë sheshit “Skënderbej”, vetëm 5 minuta, jepet apartament 3+1 me qira. Një ndër zonat më të kërkuara dhe më elitare të kryeqytetit. Vetëm me rrugë këmbësore lidhesh lehtësisht me akset kryesore të kryeqytetit, bulevardin Qendror, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” etj., si dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet kryesore shtetërore, arsimore dhe kulturore.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bare/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është një pallat i ri me 2 ashensorë, administrim shumë të mirë dhe me sistem sigurie me kamera 24/7. Apartamenti ofron punime shumë cilësore, është i mobiluar totalisht me pajisje shumë të mira, ndër të tjera disponon 2 TV Samsung, sistem kondicionimi Daikin, lavastovilje dhe lavatrice Candy, etj.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe neto 126 m² (138 m² totale), kati i 3-të dhe me pamje shumë të mirë të zonës. Organizohet nga salloni + kuzhina + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 1 depo/lavanderi, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Ka mundësi parkimi publik.
=
4.17
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee