Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Shitet apartament ekzistues 3+1, dublex, i cili ka një vendodhje shumë të mirë në një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë të qetë dhe komode. Eshtë me akses direkt në rrugën “Petro Nini Luarasi” dhe me Unazën e vogël.
Vendodhja e tij ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj. Afër me disa institucione kryesore arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë etj. Prona ndodhet në një godinë ekzistuese 5 katshe e cila ofron punime të mira, shkallë të rregulluara me dritë dhe komunitet të qetë.
Apartament dubleks në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 112 m2, (realisht janë 140 m2), kati i pestë dhe i gjashtë i një pallati ekzistues, pa ashensor. Kati i pestë përbëhet nga një dhomë ndenjie me aneks gatimi, një dhomë gjumi, korridor, banjo dhe ballkon i mbyllur që përdoret dhe si ambient gatimi. Kati i gjashtë është kat shtesë, përbëhet nga dy dhoma gjumi, banjo, korridor, depo dhe ballkon i madh. Dy katet lidhen ndërmjet tyre me shkallë të brendshme.
Me çertifikatë pronësie të dyja katet.
=
784.11
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee