Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Apartament ne shitje 3+1

€ 459,945
Rruga Dhimitër Konomi, Vlorë, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 4 Dhoma
  • 2 Banjo
  • 166.0 m2

Përshkrimi i pronës

Vlora Marina është një nga projektet më të reja dhe të vecanta në Shqipëri, e cila ofron pamje mahnitëse të Detit Jon dhe Detit Adriatik, ishullit të Sazanit dhe gjithë Gjirit të Vlorës. Një vend i cili laget nga dy dete, pozicioni ideal për një jetesë komode duke shijuar dhuratat e natyrës dhe një pushim të këndshëm për eksplorimin tuaj në Mesdhe, Ballkan dhe plazhet e mrekullueshme të zonës. Ka një pozicion strategjik me akses të shumtë të investimeve infrastrukturore që po zhvillohen në afërsi, si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, Tuneli i Llogarasë, Bypass-i i Vlorës, boshti Sarandë-Himarë, bypass-i i Fierit dhe vetëm 102 km larg nga Tirana.

Projekti ofron rezidenca multifunksionale, apartamente premium me pamje nga deti, një shetitore buzë tij, hotele me 5 yje, njësi tregtare dhe shërbimes, Marinën (Yacht club, shërbime të marinës dhe apartamente elitare), parqe rekreative, lungomare, infrastrukturë rrugore, hapësira të gjelbërta, plazhe private dhe publike, njësi tregtare dhe shërbime, vende parkimi, etj.

Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 13 kate + 1 kat parkim nëntokë, me ashensor.

Apartamenti në shitje 3+1 ka sipërfaqe neto 145.27 m2 (166.24 m2 bruto) në katin e shtatë, me orientim veri-perëndim dhe pamje nga qyteti. Organizohet me ambient për ndenje + kuzhinë + zonë ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet dite dhe ballkon.

Çmimi i apartamentit është 459,945 euro + 24,000 euro për parkim të mbyllur + 3,640 euro për depo (5.2 m2) = Çmimi total 487,585 Euro.

Faza e parë e projektit është parashikuar të përfundojë në 2026.

= 2,254.05
/ në muaj

2,254.05
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

Compare Listings

“INF 93” Real Estate