Kontakto agjentin
Kontakto
Apartament në shitje Rruga “Dritan Hoxha”, 500 m nga “Ring Center”
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament në shitje në një nga komplekset e reja të banimit, me hapësirë multifunksionale në hyrje të Tiranës. Pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesor të lëvizjes Tiranë-Durrës, gjë që bën të mundur lidhjen direkte me qendrën e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshëm për akses të lehtë në të gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 1.6 km nga qendra, 500 m nga Zogu i Zi, 900 m larg nënkalimit të Laprakës dhe vetëm 14 km nga Aeroporti “Nënë Tereza”.
Pozicioni i kompleksit favorizon komunitetin e tij me akses të drejtpërdrejtë ndaj shërbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje, në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9-vjeçare, të mesme, kolegje dhe universitete, si dhe objekte ndër më të njohurat të shërbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumës) dhe qendra të tjera shëndetësore.
Kompleksi ofron akses të drejtpërdrejtë dhe vizibilitet maksimal në rrugë kryesore, 10 minuta nga qendra e kryeqytetit, punime shumë cilësore, fasadë e ventiluar nga teknologjia më e fundit, zona rekreative, hapësira të gjelbëruara, facilitete dhe shërbime të garantuara brenda kompleksit, siguri e lartë dhe komoditet, administrim dhe mirëmbajtje, parkim të garantuar.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 91 m² (105.7 m² bruto), kati i 8-të, i parafundit. Organizimi është shumë i mirë, me ambient ndenjeje + kuzhinë + ngrënie me dalje në një ballkon, dy dhoma gjumi, të dyja me dalje në ballkon, 2 tualete dhe dy ballkone. Orientimi veri-lindje, me shumë dritë dhe nga ku nuk ka mundësi ndërtimi për pallate të tjera.
Mundësi blerje dhe parkim në katet e poshtme të ndërtesës.
=
759.61
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee