Kontakto agjentin
Kontakto
Apartamenti në shitje 3+1 në Green Coast Village
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Green Coast Village është një projekt i cili përkrahet në një ambient të mrekullueshëm natyror, duke frymëzuar jetën e fshatit bregdetar mesdhetar me pamje të paharrueshme të Detit Jon dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë. Ky kompleks rezidencial dhe turistik, i unik në bregdetin Shqiptar, ofron një përvojë të pazëvendësueshme për të jetuar në një ambient të shëndetshëm dhe të qetë, afër natyrës dhe detit.
Projekti i Green Coast Village është krijuar nga EAA-Emre Arolat, një studio arkitekture me renome ndërkombëtare, e cila ka integruar harmoninë e arkitekturës së saj me mjedisin natyror dhe teksturën e zonës shkëmbore. Fasada e projektimit përdor gama të ngjyrave të përshtatshme për arkitekturën mesdhetare, duke lejuar që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të ndërtojnë një harmoni të plotë funksionale.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente me pamje të mrekullueshme nga deti dhe mali, të ndërtuara me standarde të larta, infrastrukturë europiane, opsione për pishina private dhe tarraca gjelbëruese, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, si dhe hotele me 5 yje. Pjesë e projektit do të jetë edhe Green Coast Galeria nga TEG, një qendër tregtare me dyqane, bar-restorante të markave ndërkombëtare, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, mirëmbajtje elitare, jetë në komunitet dhe mundësi të sigurta investimi.
Godina ku ndodhet apartamenti në shitje është 5 kate + 1 kat parkim nëntokë, me dy ashensorë për lehtësimin e aksesit. Apartamenti në shitje 3+1 ka një sipërfaqe neto prej 138.6 m2, shtesë 45.74 m2 sipërfaqe përbashkët dhe një verandë prej 89.7 m2, duke e bërë totalin 274.04 m2. Apartamenti është në katin e katërt dhe ofron pamje të mahnitshme nga deti. Organizohet në një ambient të ndenjes të bashkuar me kuzhinën dhe zonën e ngrënieve, një dhomë matrimoniale me tualet dhe garderobë, dy dhoma gjumi të tjera, një tualet ditor, lavanderi, një ballkon dhe një verandë të madhe.
Çmimi i apartamentit është 602,000 euro + 25,000 euro për një vend parkimi të mbyllur në katin -1 + 17,000 euro për një depo prej 12 m2, duke e bërë një çmim total prej 644,000 euro.
Përfundimi i projektit është parashikuar të jetë në vitin 2025, duke e bërë këtë një mundësi të shkëlqyer për investim të sigurt dhe për të jetuar në një ambient të privilegjuar buzë detit Jon në Shqipëri.
=
2,950.22
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee