Kontakto agjentin
Kontakto
Apartamente për shitje në Poseidon Residence, Lungo Mare, Vlorë, Shqipëri
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Pozita gjeografike e vendit ku do të ndërtohet objekti karakterizohet nga një klimë mesdhetare me shumë diell, veçanërisht gjatë sezonit të verës. Fasadat e ndërtesës karakterizohen nga përdorimi i materialeve transparente për dritaret dhe fasadave prej xhami, duke siguruar më shumë transparencë me mjedisin e jashtëm. Dielli i tepërt i verës do të bllokohet duke përdorur xhama Low-E si dhe mbulesa vertikale. Në anët pa dritare, është parashikuar mbulim me sistem fasade të ventiluar me strukturë metalike dhe panele kompozite të tipit alpolic të bardhë. Në fasadat e katit të parë janë përdorur dritare transparente, duke krijuar një hapësirë më të madhe për dritë dhe dukshmëri. Ballkonet kanë parapejte prej xhami të transparent dhe përdorimi i hijeve prej druri i jep hapësirë dhe hije brendësive gjatë ditëve të nxehta të verës. Përdorimi i disa elementëve të ndryshëm në fasadë e bën objektin të ndryshëm në ngjyra dhe materiale. Shkallët do të shërbejnë për lëvizje vertikale në rast emergjencash. Këto shkallë aksesohet në çdo kat me dyer anti-zjarri për të mbrojtur shkalloren nga zjarri dhe tymi. Struktura e shkallëve përbëhet nga mure betoni/armature, dhe është trajtuar me ngjyrë betoni. Janë parashikuar tipologji të ndryshme apartamentesh 1+1, 2+1, 3+1. Ka gjithashtu 8 ashensorë për banorët që të lëvizin nga kati i dytë nënndërkat dhe deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili. Shkoni me shpejtësi për të marrë apartamentin e ëndrrave tuaja.
=
1,212.04
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee