Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Apartament dubleks unik luksoz për qira, me një vendndodhje shumë të mirë, pranë stadiumit “Air Albania”, afër ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Liqenit të Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish-blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojërave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit e cila ofron jetesë elitare.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe biçikleta, etj.
Prona ndodhet në një godinë 6-katëshe, me ashensor. Apartamenti është mjaft i organizuar me hapësira të bollshme dhe ofron rifinitura shumë të mira, i shtruar me parket druri laminat, oxhak druri funksional, dritaret janë shumë cilësore alumin termik, grilat persiane, panel diellor, depozitë uji personale etj.
Apartament dubleks me qira 4+1 me sipërfaqe neto 300 m² + 114 m² verandë + 30 m² sipërfaqe e përbashkët (450 m² sipërfaqe totale ndërtimi) + tarracë me sipërfaqe 150 m², e cila ka akses nga veranda. Prona ndodhet në katin 5+6. Hyrja e apartamentit është nga kati i 6-të i cili organizohet nga një ambient i madh para dhome, ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi + garderobë, me dalje në verandë e cila ka hapësirë shumë të madhe dhe me akses direkt në tarracën e shfrytëzueshme dhe tualeti me dritare. Kati tjetër organizohet nga dhomë matrimoniale + ballkon + garderobë + tualeti, dhomë gjumi tjetër + garderobë + ballkon, dhomë tjetër gjumi dhe një tualet dite.
=
19.60
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee