Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Hotel në shitje në Golem

€ 1,700,000
Golem, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 21 Dhoma gjumi
  • 21 Dhoma
  • 24 Banjo
  • 1,174.0 m2

Përshkrimi i pronës

Hotel në shitje, i cili ndodhet në zonën e plazhit të Golemit, rreth 200 metra larg detit, në një territor të qetë, vetëm 1 km nga Mali i Robit dhe 2 km nga Shkëmbi i Kavajës. Kjo zonë është shumë e mirë për të jetuar ose për të pushuar shëndetshëm, mes gjelbërimit të pishave, ajrit të pastër dhe freskisë së detit. Është larg 48 km nga Tirana, 40 km nga aeroporti Nënë Tereza dhe 270 km nga Prishtina. Në këtë zonë janë ndërtuar shumë komplekse me vila dhe hotele që e bëjnë atë tërheqëse, duke ofruar kështu një relaks të plotë mes gjelbërimit dhe detit.

Hoteli në shitje ka 4 kate me siperfaqe totale 1174 m2 dhe tarracë të shfrytëzueshme 103 m2. Tokë në total ka 2340 m2, nga të cilat 1500 m2 janë truall.

Kati përdhë prej 380 m2 është i destinuar si bar-restorant, ku gjithashtu ndodhen edhe banaku dhe 2 tualetet. Tre katet e tjera kanë sërish sipërfaqe 258 m2, 268 m2 dhe 268 m2. Hoteli është i pajisur me ashensor për 5 kate dhe përbëhet nga 21 dhoma në total, kështu që secili kat ka rreth 7 dhoma. Dhomat kanë dimensione të ndryshme, secila me ballkon, dhe 4 dhoma në katin e parë kanë veranda të mëdha. Në çdo kat gjendet një suitë e madhe. Çdo dhomë është e pajisur me sisteme kondicionimi të veçantë. Hotelit i janë instaluar edhe panele diellore dhe gjenerator. Përpara ndodhet një pishinë, ndërsa hoteli ka edhe një oborr të kujdesur përpara dhe pas tij, si dhe parkim për rreth 20 makina. Kapaciteti i tij është i mjaftueshëm për të pritur edhe autobusë të mëdhenj turistikë, të cilët mund të parkohen lehtësisht aty. Jashtë hotelit janë ndërtuar 3 banjo, të cilat shërbejnë për klientët që preferojnë të qëndrojnë në ambientet e hapura si dhe për ata që përdorin pishinën.

Duke qenë se ndodhet pranë rrugës anësore, hoteli mund të përdoret edhe në sezone të tjera përveç sezonit të verës.
Me certifikatë pronësie.

https://youtu.be/MAezeHEjFpQ

= 8,331.19
/ në muaj

8,331.19
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

€ 189,000
2 bedroom
1 bathroom
77.0 m2
details
€ 530,000
3 bedroom
3 bathroom
192.0 m2
details

Compare Listings

“INF 93” Real Estate