Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Hotel në shitje në qytetin e Sarandës, qyteti që ndodhet në Rivierën shqiptare të jugut të Shqipërisë, midis detit të mrekullueshëm Jon dhe kodrave me ullishte. Prona ndodhet vetëm 300 m larg vijës bregdetare të detit Jon, me dalje direkte në det, në rrugën që lidh Sarandën me Ksamilin, 700 m pas Kanalit të Çukës.
Hoteli ofron shumë dritë natyrale dhe pamje të bukura të zonës dhe detit, për shkak të pozicionit dhe dritareve të mëdha. Oborri është i sistemuar dhe i gjelbëruar me pemë të ndryshme, i rrethuar dhe i siguruar nga të gjithë kufinjtë dhe i shtruar me gurë. Ka një pishinë funksionale prej 50 m2, një furre pjekjeje druri për pica, dhe mundësi për vende parkimi brenda dhe jashtë pronës.
Hotel në shitje me sipërfaqe totale ndërtimi 700 m2 në tre kate + sipërfaqe toke 1280 m2. Katet ndërtohen mes tyre lidhen me shkalle dhe ka mundësi për vendosjen e ashensorit. Kati përdhë përbëhet nga një ambient që përdoret si restorant dhe si bar për pushuesit, dy dhoma pushimi me banjo brenda, dhe një magazine. Kati i parë përbëhet nga dy apartamente 2+1 të mobiluar, secila me dy dhoma gjumi, dy banja dhe dy ballkone. Kati i dytë përbëhet nga katër dhoma pushimi, secila me banjë, verandë dhe ballkon. I gjithë hoteli është i mobiluar, në gjendje pune, me kondicioner në çdo dhomë, etj.
Me certifikatë pronësie.
=
4,165.59
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee