Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Hotel në shitje në zemër të Sarandës, qytet i cili ndodhet në Rivierën shqiptare të jugut të Shqipërisë, midis detit të mrekullueshëm Jon dhe kodrave me ullishte. Prona ndodhet vetëm disa metra larg vijës bregdetare të detit Jon, në rrugën “Skënderbeu”, shumë afër parkut të gjelbëruar të Sarandës, qendrës arkeologjike të një sinagoge të shekullit të 5-të, portit detar, Bulevardit “Hasan Tahsini” që ndodhet në bregdet, dhe shëtitores “Naim Frashëri”, etj.
Prona është 7 kate + 2 kate bodrum, me infrastrukturën e gatshme për të vendosur ashensor. Godina ofron shumë dritë natyrale dhe pamje shumë të bukura të zonës dhe detit, për shkak të pozicionit dhe fasadës së madhe me xham. Bodrumi, me hapësirat e konsiderueshme që ka, mund të shfrytëzohet për shërbime të tilla si Kazino, Fitness, Pub, Qendra SPA & Wellness, që përfshin banja turke, qendër masazhi, xhakuzi, etj. Kati përdhë aktualisht është dhënë me qira afatshkurtër një institucioni financiar për arsye të vendodhjes strategjike. Ky kat mund të organizohet për recepsion dhe shërbime të ndryshme si bar-kafe, restorant, bankë, etj. Kati + 1 mund të shërbejë gjithashtu për shërbime të ndryshme si salle konferencash, holli për të relaksuar, bar-kafe, etj. Katet e mësipërme ofrojnë mundësinë dhe është bërë projekti për 40 dhoma hoteli + 2 suita. Ekziston mundësia për të shfrytëzuar edhe tarracën, e cila ofron pamje shumë të bukura nga deti dhe qyteti, në të cilën mund të organizohen një restorant, Lounge & Bar/Music, ideale për dreka dhe darka verore kryesisht. Ka mundësi për parkim rreth godinës, dhe në të ka rrugë hyrëse dhe dalëse si dhe infrastrukturë të mirëfilltë inxhinierike, etj.
Objekti në shitje ka një sipërfaqe totale prej 3111.6 m2 (nga të cilat 742.5 m2 janë bodrumi). Ekziston mundësia për të përshtatur atë në një hotel me 42 dhoma ose më shumë. Shitet pa rifinitura, në gjendjen që është.
Objekti mund të përdoret për hoteleri, qendër tregtare, institucione arsimore, zyra, godinë multifunksionale, etj.
Me certifikatë pronësie.
=
22,298.17
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee