Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355697239764
Telefono agjentin 355697239764
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Modern, qendror dhe i rrahur nga dielli

€ 1,200 muaj
Rruga Myslym Shyri, Tirana, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 1.5 Dhoma
  • 1 Banjo
  • 140.0 m2

Përshkrimi i pronës

Në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, në lagjen Myslym Shyri, vetëm 5 minuta në këmbë nga qendra e qytetit, ky apartament ofron një stil jetese unik duke ju mundësuar të shijoni rrezet e diellit gjate gjithë ditës.

Apartamenti ndodhet në katin e 6-të dhe të fundit të një ndërtese me ashensor. Tip loft, organizohet në:

hyrje me dollapë në mur, ambient ndenjeje që përfaqesohet nga salloni me kuzhinë të rafinuar open space të pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket. Nëpërmjet një shkalle moderne prej druri mundësohet lidhja me ambientin e fjetjes ku gjejmë krevat matrimonial, një hapësirë e përshtatshme per depo ose guardarobë si dhe një tualet.

Veranda ofron një hapësire shumë të bollshme prej 60 m2 dhe është e orientuar në 3 drejtime cka e bën akoma dhe më të vecantë stilin e jetesës që ofron ky apartament, Varieteti i bimëve i dhurojne freskinë e duhur ditëve dhe netëve tuaja të qëndrimit në ambientin e jashtëm.

-sistem kondicionimi ngrohje-ftohje
-Wifi
-Netflix

Post parkimi në garazh i cili nuk përfshihet në cmimin e qerasë.

= 5.88
/ në muaj

5.88
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

Xhorxhina Roci