Kontakto agjentin
Kontakto
Penthouse për qira tek Kompleksi Square 21
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Penthouse i ri luksoz për qira vetëm 1.9 km larg Sheshit Skënderbej, i cili ofron pamje shumë të bukur mahnitëse gati 360 gradë të qendrës së Tiranës dhe malit të Dajtit nga çdo dritare dhe ballkon i apartamentit rezidencial. Ka akses direkt me unazën e vogël, unazën e madhe dhe fare pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore e tregtare, një nga zonat më të reja e preferuara të kryeqytetit.
Apartamenti penthouse ndodhet te kompleksi “Square 21”, i cili ofron ambiente të gjelberuara, pishina të brendshme, palestër, ambiente shërbimi etj. Godina është totalisht me fasadë të ventiluar e cila ofron qëndrueshmëri, jetëgjatësi të fasadës si dhe efikasitet të lartë në kursimin e energjisë për ngrohje-ftohje.
Prona është një mundësi unike për të zotëruar një rezidencë luksoze ekskluzive e konceptuar nga arkitektë dhe inxhinierë në USA nga më të mirët me mbi 25 vjet eksperiencë. Në të janë implementuar mënyrat më të sofistikuara duke ndërthurur elementet bashkëkohore me një ndërtim super cilësor.
Penthouse ofron super punime cilësore dhe një investim shumë modern me pajisjet më të fundit të teknologjisë, mobilimit etj. Ka izolim total të rezidencës, termoizolim dhe zëizolim, ngrohje-ftohje në çdo ambient të shtëpisë përfshirë korridore dhe banja, muret dhe tavanet e banjave janë bërë prej pllaka cimentato Knauf për të siguruar mbrojtjen nga lagështira, myku etj. Sistemi ngrohje-ftohje është HVAC, më i miri që ekziston në Shqipëri. Sistemi elektrik nga më i miri duke përdorur kodet elektrike në USA me panelin kryesor jashtë, nën-panele të veçanta në çdo apartament. Panel të plotë për tensionin e ulët “rack”, për TV, internet etj. Sistemi hidraulik, lavamanët, dushet janë të gjitha të markës “Grohe”, tualetet incaso dhe me sistem bidet të inkorporuar. Ballkonet të shtruara me mozaik guri natyror. Parketi i përdorur është prej dru lisi të bardhë nga më cilësorët, i cili ka shtresë zëizoluese dhe është kundra lagështirës. E gjithë kuzhina, salloni, korridori garderoba, bufet janë të bëra me punime druri me porosi nga jashtë. Salloni kryesor i ndenjes ka një bibliotekë të madhe druri, me të cilën ndërthuret edhe një oxhak funksional për dru zjarri, i bërë me veshje dekorative mermeri. Pajisjet elektroshtëpiake janë Miele, lavastovilje e madhe incaso, frigorifer LG, TV janë Samsung, LED, Smart etj. Për të pasur siguri shtesë për furnizimin e vazhdueshëm të ujit, në tarracë është montuar depozitë inoksi uji 1000L me filtra për pastrimin e ujit dhe pompë të fuqishme për presion të plotë uji. Mobilim shumë modern dhe cilësor nga marka të njohura etj.
Penthouse me qira me sipërfaqe neto 378.2 m² neto (435 m² bruto) (5 apartamente luksoze në kat me strukturë: një apartament 2+1, tre apartamente 1+1 dhe 1 garsonierë për miqtë) + 500 m² tarracë e shfrytëzueshme. Apartamenti shtrihet në një kat të tërë dhe të jep ndjesinë e një vile brenda një pallati, kati 11-të me orientimin jug-lindje-veri-perëndim dhe pamje fantastike të Tiranës. Organizohet nga 5 sallone ndenjeje, 1 ambient i madh ngrënie, 5 kuzhina, 6 dhoma gjumi + garderobë secila, 7 tualete, 1 lavanderi të bollshme, 2 ashensorë të dedikuar vetëm për Rezidencën – Penthouse, hapësirë parkimi në katin -1 me sipërfaqe neto 68 m² dhe lartësi 7 m, ku mund të parkohen deri në 4 makina dhe mund të organizohen dhe hapësira për depo.
Kjo rezidencë është e përshtatshme për familje të mëdha, për trup diplomatik, ambasador, investim, Airbnb etj.
=
39.21
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee