Kontakto agjentin
Kontakto
Te Farmacia 10, Shitet Super Apartament 2+1 Me Shumë Dritë!!! – 127m2
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
REFPB117625 – Te Farmacia 10, Shitet Super Apartament Me Shumë Dritë!!! Apartamenti ndodhet në katin e katërt të një pallati 7 katësh i sapo përfunduar i pajisur me ashensor. Apartamenti ka sipërfaqe totale prej 127 m2 dhe organizohet në koridorin hyrës i cili bën shpërndarjen e ambjenteve, sallonin e bollshëm bashkë me këndin e gatimit dhe dalje në ballkon, dy dhoma gjumi, dy tualete ku një prej tyre është me dritare, dy ballkone. Objekti është i pozicionuar në lindje të qytetit të Tiranës, në një prej rrugëve kryesore të saj, në Rrugën E Dibrës, buzë Unazës. Ndërtim i kompanisë Arlis Construction një nga firmat me prestigjoze të ndërtimit. Kompleksi ndahet në 7 kulla të lidhura me njëra tjetren në një dizenjim unik i mbushur nga gjelbërimi dhe hapësira pushimi për banorët. Disa detaje rreth ndërtimit: 1) IZOLIMI AKUSTIK, muret ndarës midis apartamenteve dhe muret ndarës me korridoret e shkallëve do të jenë termikisht të izoluar duke përdorur pambuk mineral me trashësi 50 mm të vendosur ndërmjet dy mureve prej 10 cm(minimizon zhurmat) 2) TERMOIZOLIMI / FASADA, teknologjia e përdorur për termoizolim ju mundëson të keni një ambjent banimi të fresket në verë dhe të ngrohtë në dimër, duke ju kursyer energjinë elektrike(balancim temperature për kundrastinët) 3)AMBJENTE TE PERBASHKETA, oborret e brëndshme që krijohen, do të trajtohen me hapësira të gjelbërta për ti ofruar një ambjent të jashtëm sa më të mirë dhe të rehatshëm për banorët e objektit: sheshe, trotuarë, gjelbërim, ndriçim i jashtëm, ambjente shplodhëse dhe hapësira shërbimi për bar, kafe, restorante, 4) Lartësia e apartamenteve 3 m shumë e rrallë në tregun tonë. Apartamenti ju ofron të gjitha kushtet optimale për një jetesë sa me komode dhe do të ishte një investim ideal duke konsideruar potencialin e zonës në të cilën ndodhet. Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Për më tepër informacion ose një vizitë në pronë kontaktoni The Right Deal Properties +355674032997 !!!
=
1,122.26
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee