Kontakto agjentin
Kontakto
Tek Orion Tower Bridge, Shitet Apartament 3+1+2 Me Verandë Dhe Super I Investuar!!! – 284m2
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
REFZB646626 – Apartamenti ndodhet në katin e 7 të, të fundit me sipërfaqe totale 284.66 m² nga ku 139.66 është sipërfaqe e apartamenti dhe 145 m² është sipërfaqja e verandës. Apartamenti organizohet nga salloni i bollshëm i ndenjes me kendin e gatimit me vete me dalje në verande, dhoma matrimoniale me tualet të dedikuar me dritare dhe me dalje në ballkon, dhomë tjeter cifti, një dhomë femijësh dhe një tjeter tualet me dritare që aksesohet në korridor. Investimi i brendshëm është goxha i konsiderueshëm dhe i kryer nga vet pronari duke filluar që nga instalimet elektrike dhe hidraulike, vetrata triplex, tualetet të dyja me dritare, tavane gipsi të varur me led, parket, sistem kondicionimi në të gjitha ambjentet, oxhaku funksional, mobilimi me dru, elektroshtepiaket të markave cilësore, etj. Veranda është një vlerë e shtuar për apartamentin e cila është e rrethuar me hapësira për mbjellje lule apo pemësh të ndryshme mundësi për vendosje barbeque, tavoline ngrenie apo ndenje kend lojrash për fëmijë etj. Çmimi i apartamentit duke llogaritur veranden me gjysem cmimi del me 1270 €/m² në shitje ashtu sic eshte ne foto. Gjithashtu, apartamenti disponon ne katin -1 edhe 2 poste parkimi + një hapsirë magazinimi që po të përdoret edhe për parkim zë dhe 2 makina të tjera pra në total 4 makina. E gjithë hapësira është e mbyllur me qepen me pult dhe ka akses ngjitur me ashensorin. Çmimi i posteve është ekstra në total 50.000€. Prona disponon dokumentacion të plotë dhe të rregullt hipotekor. Zona vlerësohet për aksesin dhe afërsinë me zonat qendrore të Tiranës, shërbime, shkolla, kopshte, universitete supermarkete, etj. Për më shumë informacion dhe një vizitë në pronë kontaktoni Agjensine Imobilare RealDeal në numrin 0674032997!!!
=
1,323.19
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee