Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Rezidenca ku ndodhet vila për qira ka një vendodhje elitare, buzë Liqenit të Farkës, 3.8 KM dhe 10 minuta nga qendra e Tiranës. Zona ofron qetësi dhe pamje shumë të bukura drejt kodrave të gjelbëruara, liqenit me shtrirje 75 hektarë sipërfaqe ujore të pastër dhe në horizont Mali i Dajtit.
Infrastruktura rrugore që tashmë është zhvilluar në atë krah të qytetit bën të mundur që rezidenca të jetë lehtësisht e aksesueshme me të gjitha zonat përreth si dhe me autostradën E852 që të nxjerr në TEG dhe Unazën e Madhe të Tiranës, e cila është mjaft afër, rreth 1.5 km nga rezidenca.
Rezidenca ofron qetësi, pamje shumë të bukura nga liqeni, privatësi, gjelbërim, shëtitoren e liqenit të Farkës dhe parkun, duke ju dhënë mundësinë për aktivitete shplodhëse dhe sportive. Ofron siguri të garantuar 24 orë, mirëmbajtje dhe facilitete të tjera që do ta bëjnë më të këndshme jetesën në komunitet, ambiente të përbashkëta të gjelbëruara, etj.
Vilë me qira 2-katëshe + bodrum me sipërfaqe ndërtimi 491.66 m2 + 990 m2 oborr me pamje shumë të bukura nga liqeni. Bodrumi organizohet nga ambient ndenje, tualet, dhomë gjumi, ambient palestre, dhomë teknike, lavanderi, tualet me vaskë. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje, kuzhinë e veçuar + ngrënie, tualeti dhe veranda. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare, dhomë gjumi tjetër + tualet, dhomë gjumi, tualet dite dhe 2 ballkone. Vila disponon pishinë dhe parkim për 2-3 makina.
PËR MË SHUMË KONTAKTONI: +355 68 20 50 353
=
0.00
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee