Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Zona ku ndodhet vila për qira është një nga zonat më të preferuara dhe të qeta të Tiranës, afër me shumë institucione shtetërore, arsimore dhe shëndetësore dhe shumë afër me Unazën e re. Është një zonë e qetë, me gjelbërim, me ndërtesa të ulëta, 2-3 kate dhe me rrugë të sistemuara.
Vila është një godinë e re, me punime cilësore, me oborr të rrethuar me mur të lartë dhe të shtruar, shkallë të brendshme, tarracë e shfrytëzueshme, etj. Është e përshtatshme për banim ose klinikë mjekësore, zyra, kopsht fëmijësh, shkollë, qendër kursesh ose për aktivitete të ndryshme biznesi.
Vilë 2-katëshe me qira, me sipërfaqe 90 m² në çdo kat + 41 m² bodrum (310 m² ndërtim në total) dhe me sipërfaqe oborri 120 m². Vila në katin përdhe ka një hapësirë të pandarë që shërben si dhomë ndenje, kuzhinë dhe banjo. Në katin +1 është e ndarë në 3 dhoma gjumi, ballkon dhe banjo. Në katin +2 është e ndarë në 3 dhoma gjumi, ballkon dhe banjo. Lidhja mes dy kateve bëhet me shkallë të brendshme të shtruara me mermer.
=
7.35
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee