Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Rezidenca turistike dhe rezidenciale ndodhet në bregdetin shqiptar, në një zonë unike dhe elitare, vetëm 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Me vendodhje fantastike dhe pamje shumë të bukur, e bën një nga vendet ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelbërim, në ajër të pastër dhe pranë freskisë së detit.
“San Nicolas” ofron 2 plazhe të dedikuara, shërbime të ndryshme si ambiente tregtare, një hotel me sipërfaqe prej 15,000 m², godinë shërbimi prej 1783 m², bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qendër sportive, vijë bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekturë moderne, infrastrukturë të standardeve europiane, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetë në komunitet, investim të sigurt etj.
Rezidenca ka punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopio xham, parapetet e ballkoneve me xham, veshje të mureve me gurë të zonës, orientim lindje–perëndim të cilat do t’u japin ndriçim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve.
Vilë e bashkangjitur dyshe në shitje 2-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 152.4 m² + tokë nga 350 m² duke përfshirë dhe katin përdhe të vilës, 2 poste parkimi. Është me orientim jug-lindje-perëndim-veri dhe pamje të bukur nga deti Jon. Kati përdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrënie + kuzhinë, 1 tualet dhe veranda. Kati parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet + ballkon, 1 dhomë gjumi dhe tualet dite me dritare.
Mundësi financimi deri në 60% të vlerës.
Parashikohet të përfundojë në dhjetor 2025.
=
3,180.55
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee