Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë me qira në Green Garden Residence

€ 2,000 muaj
Bërzhitë, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 4 Dhoma gjumi
  • 5 Dhoma
  • 3 Banjo
  • 250.0 m2

Përshkrimi i pronës

Vilë me qira, e cila ndodhet në kodrinat e gjelbëruara të Bërzhitës, vetëm 15 minuta larg nga qendra e Tiranës. Pozicionohet në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskisë që ofron dhe afërsia me lumin Erzen. Me akses direkt në autostradën Tiranë-Elbasan dhe me zonat përreth kryeqytetit, dhe vetëm 5 minuta nga qendra tregtare TEG. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar por dhe për të shijuar qetësinë, pasi ndodhet larg zhurmës dhe kaosit urban.

Resorti dhe zona ofrojnë infrastrukturë të rregullt në të cilën përfshihen kategori banimi, shërbimi, bujqësi, bare, restorante të njohura të cilat ofrojnë prodhimet bio të zonës, resort me pishinë, zona rekreative për fëmijë, siguri 24 orë, roje, porte me telekomandë dhe videosurvejim, mirëmbajtje dhe siguri në komunitet.

Vila është e përfunduar në 2021, komplet e re dhe e papërdorur si pronë. Ofron punime shumë cilësore, me dopio izolim termik (polistiren në mes, mur tulle dopio, plus kapotë), hidroizolim plus pllakë në tarracë. Është e mobiluar me pajisje elektroshtepiake dhe mobilje shumë cilësore. Të gjitha punimet janë shumë të mira dhe me marka të cilësisë së lartë dhe ka impiant kondicionimi qendror të vendosur në dysheme. Oborri është me sistem vaditje-kullim, sistem ndriçimi dhe mirëmbahen nga bacevan. Ka impiante elektrike dhe hidraulike të cilësisë së parë si dhe ka sistemin e fundit të kamerave, 7 copë dhe sistem alarmi lazer që është i lidhur me një polici private. Vila është e pabanuar më parë.

Vilë 3-katëshe me qira me sipërfaqe ndërtimi 250 m² + 850 m² tokë. Kati përdhe përbëhet nga ambienti i ndenjes, kuzhinë dhe ambient ngrënie, verandë, korridor, depo, lavanderi dhe banjo. Kati i parë përbëhet nga tre dhoma gjumi, dy të mobiluara shumë mirë dhe një që mund të mobilohet sipas dëshirës, ballkon dhe banjo. Kati i dytë përbëhet nga një dhomë matrimoniale me paradhomë, banjo dhe verandë.

Parkim për 4 makina.
Çmimi është neto.

= 9.80
/ në muaj

9.80
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

€ 450 muaj
2 bedroom
1 bathroom
110.0 m2
details
€ 1,000 muaj
2 bedroom
2 bathroom
106.0 m2
details
€ 500 muaj
1 bedroom
1 bathroom
70.0 m2
details
€ 3,500 muaj
3 bedroom
3 bathroom
150.0 m2
details

Compare Listings

“INF 93” Real Estate