Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Vila ndodhet në Long Hills Residence, një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje të nivelit të lartë, jetesë në komunitet, etj.
Long Hills Residence ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër Tirana International School dhe World Academy of Tirana, dhe vetëm 9 km larg qendrës së Tiranës.
Vila ofron rifinitura shumë cilësore, termoizolim, sistem ngrohje-ndezje me chiller, oxhak funksional, disa ambiente të shtruara me parket druri, oborr të sistemuar dhe të gjelbëruar. Ofron gjithashtu 2 vende parkimi.
Vilë me qira, 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 280 m2 + 500 m2 oborr të gjelbëruar, me orientim jug-lindje-perëndim që e bën të ndriçuar gjatë gjithë kohës. Kati përdhe organizohet nga ambienti i ndenjës + ambienti i ngrënies, kuzhinë e veçuar me dritare, lavanderi, dhome teknike dhe tualet. Kati i parë organizohet nga një dhomë matrimoniale + tualet me dritare + garderobe, 2 dhoma gjumi, studio, garderobe + tualet me dritare dhe verandë.
Çmimi përfshin edhe taksat.
=
13.23
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee