Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Vila ndodhet në Long Hills Residence, një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukturë moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, etj.
Long Hills Residence ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër Tirana International School dhe World Academy of Tirana, dhe vetëm 9 km larg qendrës së Tiranës.
Vila ofron rifinitura shumë cilësore, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje me chiller, oxhak funksional, disa prej ambienteve të shtruara me parket druri, oborr të sistemuar dhe të gjelbëruar. Ofron gjithashtu 2 vende parkimi.
Vilë me qira, 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 249 m2 + sipërfaqe toke të gjelbëruar 470 m2 me orientim jug-lindje-perëndim, gjë që e bën të ndriçuar gjatë gjithë kohës. Vila organizohet nga një ambient ndenje me dalje në oborr, ambient gatimi pak i veçuar + ambient ngrënie, 4 dhoma gjumi, 3 tualete dhe 3 ballkone. Është totalisht e mobiluar me mobilje dhe pajisje shumë cilësore dhe me stil bashkëkohor.
Çmimi është neto.
=
13.23
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee