Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Vila ndodhet në rezidencën Akacia Hills, një nga rezidencat me administrim perfekt dhe me sigurinë më të lartë. Kjo rezidencë është përzgjedhur edhe nga stafe diplomatike të ndryshme për të jetuar, për shkak të sigurisë dhe komoditetit që iu jepet familjarëve të tyre. Rezidenca ka sistem sigurie të lartë dhe ruhet me roje private.
Çmimi: 5000 Euro Neto, i diskutueshëm.
Vila jepet bosh, por sipas kërkesës mund të mobilohet me elementet që janë të rëndësishme dhe të përgjithshme.
Vila ndahet në 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë.
Vila ka edhe një pishinë, e cila është perfekte për kohën e bukur që ofron kryeqyteti ynë, për fundjavat që mund të kaloni me të dashurit tuaj. Në zonën e pishinës ka edhe një barbeque, e cila i jep atmosferës një emocion të veçantë të momentit.
Vila disponon garazh të mbyllur dhe siguron hapësirë për 4 makina të ndryshme.
Kati -1
Ambient sportiv rekreativ: palestër, sallë lojërash
Barbeque të jashtme
Pishinë
Lavanderi
Ambient akomodimi për personel
Holl mikpritës
Tualet
Kati 0
Kuzhinë e veçuar
Sallon qëndrimi dhe ambient ngrënieje
Sallon qëndrimi
Tualet
Kati 1
Dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet
Dhomë çifti miqsh dhe tualet
Dhomë fëmijësh me 2 krevate tekë
Dhomë fëmijësh me 1 krevat
Tualet
Kati 2
Papafingo me një pamje perfekte
Në rast se dëshironi të shikoni pronën, atëherë ne si zyrë ndërmjetësimi ju kërkojmë plotësimin e një formulari, që nënkupton se kjo pronë është vizituar nga ju, duke e firmosur në momentin e shoqërimit.
Për më shumë informacion, kontaktoni në: 0698868169
=
24.50
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee