Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë me qira pranë vilave Gjermane

€ 2,000 muaj
Rruga Fuat Toptani, Tirana, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 5 Dhoma gjumi
  • 7 Dhoma
  • 4 Banjo
  • 468.0 m2

Përshkrimi i pronës

Vilë me qira, e cila ndodhet në një zonë rezidenciale ku kryesisht janë të ndërtuara vila dhe ndërtesa të ulta dy dhe tre kateshe. Afër rrugës së Elbasanit dhe me lidhje të lehtë me zona të tjera si Parku i Liqenit, Qyteti Studenti, Fakulteti Ekonomik, etj. Ajo është shumë afër shkollës 12-vjeçare private “Elite”, Kolegjit Universitar “Wisdom”, dhe ofron jetesë të qetë mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit.

Zona ka një rrjet të mirë të institucioneve arsimore dhe shoqërore, si dhe shërbime të ndryshme si supermarkete, kopshte, çerdhe, bare-restorante, klinika mjekësore, etj.

Vila ka hapësira të konsiderueshme në ambiente, oxhak funksional, oborr të sistemuar mirë me disa pemë frutore, gjenerator për gjithë vilën, depozitë uji prej 3 litrash në bodrum, etj.

Vilë 3-katëshe me qira me sipërfaqe totale ndërtimi 467.5 m² + 387 m² oborr. Kati përdhe organizon ambientin e ndenjes + kuzhinën + zonën e ngrënies, një dhomë gjumi, një dhomë gjumi me ballkon, një dhomë gjumi me tualet dhe ballkon, dhe një tualet dite me dritare. Kati i dytë përbëhet nga një sallon ku gjendet edhe oxhaku funksional, një dhomë gjumi me tualet me dritare, një dhomë gjumi, një tualet dite dhe një verandë e madhe. Bodrumi ofron parkim për 2 makina dhe ambiente të tjera ndihmëse për vilën si depo, ambiente shërbimi, lavanderi, etj.

Çmimi është bruto.

https://youtu.be/EgUrjQbEQBI

= 9.80
/ në muaj

9.80
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Publikime te ngjashme

€ 450 muaj
2 bedroom
1 bathroom
110.0 m2
details
€ 1,000 muaj
2 bedroom
2 bathroom
106.0 m2
details
€ 500 muaj
1 bedroom
1 bathroom
70.0 m2
details
€ 3,500 muaj
3 bedroom
3 bathroom
150.0 m2
details

Compare Listings

“INF 93” Real Estate