Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Rezidenca Olive Grove ka një vendodhje shumë të mirë, përballë me kalanë e Petrelës, ofron dritë gjithë ditën duke marrë parasysh orientimin nga jugu, dhe është vetëm 1.8 KM nga TEG dhe 8 KM nga qendra e Tiranës. Panorama të lë pa fjalë, kodra të gjelbëruara, ajri i pastër, privatësia dhe qetësia që ofron zona.
Zona është lehtësisht e aksesueshme me autostradën Tiranë – Elbasan dhe nga disa rrugë të cilat janë të asfaltuara plotësisht dhe të ndriçuara.
Rezidenca Olive Grove ofron infrastrukturë moderne, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë, sistem kamerash CCTV, sipërfaqe rekreative rreth 3,000 m² ku do të përfshihet hapësirë e gjelbëruar, kënd lodrash për fëmijë, një fushë sporti multifunksionale, bar/kafe, shërbime tregtare që do t’i përshtaten kërkesave të banorëve, palestër, një minibus për lëvizjet drejt Tiranës, jetë në komunitet, etj.
Vila ofron cilësi të lartë ndërtimi si fasadë të ventiluar me kapotë, dritare alumin termik dopio xham, dritare me përmasa të mëdha xhami që ofrojnë ndriçim natyral dhe pamje panoramike, dera e jashtme dru masiv, kopshti i gjelbëruar me një pemë ulliri dhe me tapet bari, rifinitura të brendshme cilësore, sistem ngrohje-ftohje, mobilim cilësor, me dollape incaso dhe mobilje banjo, etj.
Vilë me qira 3-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 202 m² + 30 m² verandë + 18 m² parkim + 130 m² oborr. Vila ofron një ambient ndenjeje të bollshëm + ambient i kuzhinës, 3 dhoma gjumi, 3 tualete, ballkon dhe verandë.
Çmimi është bruto.
=
9.31
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee