Listim i ri

Kontakto agjentin

Telefono agjentin 355 69 60 54 036
Telefono agjentin 355 69 60 54 036
E-maili agjentit [email protected]

Kontakto

Vilë në shitje

€ 395,000
Rruga Vilave, Lundër 1, Albania, ,

Përshkrimi i pronës

  • 3 Dhoma gjumi
  • 4 Dhoma
  • 3 Banjo
  • 200.0 m2

Përshkrimi i pronës

Shiten vila luksoze, pjesë e një rezidence të re banimi e cila ka një arkitekturë moderne dhe ndodhet në një nga zonat më cilësore, elitare dhe të preferuara të periferisë së Tiranës. Rezidenca e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jetesës elegante, pranë kryeqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 7 km nga qendra e Tiranës. Te ky kompleks mund të shkohet nga tre drejtime të ndryshme, nga TEG, nga fshati Lundër dhe nga fshati Mullet.

Rezidenca është një projekt i ri rezidencial i cili ka filluar të ndërtohet në Kodrat e Lundrës. Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetesë komode në komunitet, park rekreativ etj.

Vila ka shumë ndriçim natyral dhe ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit perreth dhe oborrit qe e rrethon. Ofron punime shumë cilësore, lartësi të kateve 3 metra, oxhak funksional, oborr të sistemuar shumë bukur, pergola druri dhe me hapësirë për të bërë dhe pishinë. Te gjitha punimet e rifiniturës, si hidroizolimi, termoizolimi, fasadat e katit përdhe do jenë me gur dekorativ dhe të katit të parë me grafiato. Sistemi elektrik, hidraulik do të kryhet me materiale të certifikuara nga më të mirat në treg. Konstrusioni ka parametrat e Eurokodit me beton të markave shumë të larta.

Vilë e individuale 2 katëshe në shitje me sipërfaqe totale ndërtimi 200 m2 + sipërfaqe parcele 228 m2. Kati përdhe përbëhet nga ambient ndenje me oxhak funksional, kuzhinë + ambient ngrenie, korridori, një banjo, lavanderi dhe verandë me dalje në oborr. Kati i parë përbëhet nga 1 dhomë matrimoniale + garderobë + banjo brenda në dhomë dhe 2 dhoma gjumi, 2 ballkone, banjo dhe korridor.

Çmimi ne kete faze 395.000 euro
Mundesi parkimi ne oborr per 2 makina te mbuluar me pergolat druri.
Parashikohet te mbaroje ne vitin 2027

Detajet e jashtme
Ballkon
Garazh
Oborr i përparmë
Shërbimet komunale
Sistem Ngrohje

= 1,935.78
/ në muaj

1,935.78
në muaj
  • Principal and Interest
  • Property Tax
  • HOA fee

Kontakto

Compare Listings

“INF 93” Real Estate