Kontakto agjentin
Kontakto
Përshkrimi i pronës
Përshkrimi i pronës
Rezidence e re vilash, një nga projektet më të reja, e cila ka një vendodhje shumë të mirë, në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër, vetëm 1.2 km nga Liqeni i Farkës dhe 3.6 km në vije ajrore nga qendra e Tiranës. Kompleksi rezidencial modern ndodhet vetëm 600 m nga zona e Saukut, me akses direkt në rrugën lokale, afër rrugës së “Elbasanit” dhe shumë pranë Liqenit Artificial etj. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si dhe afër me “Tirana International School”, Shkollën Greke “Arsakeio”, “New York Schools” Tirana – International Maarif Schools of Albania, “World Academy” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
Rezidenca është unike bashkëkohore në llojin e saj, ku gjelbërimi, kopshtet dhe hapësirat publike zënë një përqindje të konsiderueshme të sipërfaqes së truallit. Rezidenca do të ofrojë punime shumë cilësore, arkitekturë moderne, me dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë, standart të lartë jetese, komoditet, ambiente rekreative, administrim 24 orë, shërbime mirëmbajtjeje etj. Projekti është projektuar në harmoni me natyren e cila ju jep mundësi banorëve të jetojnë shëndetshëm në privatësi dhe të shijojnë peisazhet dhe oborret e gjelbëruara.
Vilë individuale në shitje 3 katshe me sipërfaqe ndërtimi 310.3 m2 + 466.4 m2 oborr. Kati përdhe organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualetin, dhomë gjumi, tualet dite, depo dhe lavanderi. Kati i parë organizohet nga ambient ndenje + ambient ngrënie, kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni. Kati i dytë organizohet nga ambient ndenje, ambient studio, dhomë gjumi + tualet + ballkon dhe veranda.
Ka 2 poste parkimi të hapura.
Parashikuar të mbaroje brenda 2025.
=
2,450.35
€
/ në muaj
- Principal and Interest
- Property Tax
- HOA fee